Zinedine Zidane është një ikonë në të gjithë Francën, por pak më shumë respekt dhe simpati për Zizon ekziston në qytetin e tij të lindjes, Marsej, pavarësisht se ai nuk ka luajtur apo drejtuar kurrë klubin e famshëm Olympique Marseille.
Sa sa shumë e duan Zidanen, dëshmi është kur shumë tifozëve të O. Mareille, dolën në rrugë gjatë vizitës së Zidane dhe i kërkuan francezit legjendar që të mos bashkohej me radhët e rivalit të tyre të madh PSG.
Zidane u shfaq në hapjen e qendrës mjekësore dhe shumë tifozë të Marseille brohorisnin: “Mos shko në Paris!”.
? “Merci Zizou! Va pas à Paris Zidane!”
La Castellane fête le retour de Zinedine Zidane et lui fait passer un message… pic.twitter.com/a5DKSo0pHo
— BFM Marseille Provence (@BFMMarseille) February 11, 2022
Megjithatë Zizou ka qëndruar i qetë dhe me buzëqeshje është fotografuar me disa fansa.
Kujtojmë se mediat franceze shkruajnë se trajneri aktual i PSG-së, Mauricio Pochettino, në fund të sezonit do të largohet nga klubi francez dhe pas tij do të vije Zinedine Zidane.
Trajneri francez dëshiron të sjellë me vete megayllin Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/