Edhe pse shumë herë është folur për efektin e dëmshëm të televizorit, tash është vërtetuar se qëndrimi i gjatë përpara TV-së mund të shkaktojë depresion, sëmundje kardiovaskulare, por edhe karcinomë.
Çdo orë që njeriu e kalon para televizorit, dhe nuk është në lëvizje, shton rrezikun për vdekje për 11%; shton rrezikun e sëmurjes nga sëmundjet kardiovaskulare për 18%; dhe për sëmurje nga llojet e ndryshme të karcinomave për 9%- pohon një studim australian.
Autorët e studimit thonë se në vend se të qëndrojnë përpara ekranit për disa orë, njerëzit duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë për t’u marrë me aktivitet fizik. /Telegrafi/