Site icon Telegrafi

Mos pini kafe kur jeni shtatzënë

Ky përfundim është nxjerrë pas studimit të 2600 femrave të cilat kanë lindur në dy prej spitaleve britanike në periudhën mes viteve 2003 dhe 2006.

Studiuesit kanë vërejtur se gjasat që fëmija të lindë me ngecje në rritje (më i vogël se pesha e pritur) ishin më të mëdha sa më e madhe që ishte sasia e kafeinës së konsumuar (sidomos tek shtatzënat që kishin konsumuar dy e më shumë filxhanë).

Edhe pse hulumtime nuk dëshmojë që kafeina ka qenë faktor i ngecjes në të rritjen e fetusit, studiuesit thonë se kafeina mund ta kalojë me lehtësi placentën dhe të arrijë nga nëna në fetus.

Efektin mund të mos e ketë kafeina, por ndonjëra prej kompozimeve në të cilat shndërrohet ajo në organizëm.

Exit mobile version