Site icon Telegrafi

Mos i mbyllni fëmijët në shtëpi në dimër! Ka disa arsye shëndetësore pse duhet të luajnë jashtë dhe kur është ftohtë

Me ardhjen e dimrit, prindërit kanë më pak gjasa t’i çojnë fëmijët e tyre në parqe dhe kënde lojërash nga frika se mos ftohen

Sapo temperatura ulet, ata preferojnë t’i çojnë në dhomat e mbyllura të lojërave ose t’i lënë në shtëpi. Megjithatë, është e rëndësishme që fëmijët të luajnë jashtë edhe kur është ftohtë, transmeton Telegrafi.

Çdo arrë, gështenjë, boçë e pishave që një fëmijë e mban në dorë gjatë lojës, mbledh baktere që forcojnë imunitetin. Kështu organizmi krijon një mbrojtje kundër një sërë sëmundjesh.

Mjekët kujtojnë se aktiviteti në natyrë, vrapimi apo ecja, i jep fëmijës mundësinë për të marrë ajër të pastër dhe ka një efekt të dobishëm në rrugët e frymëmarrjes, i pastron ato dhe redukton kollën.

Drita e diellit është një kurë, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, kur nuk është aq e fortë.

Hulumtimet tregojnë se momentet traumatike dhe stresuese të jetës shkaktojnë më pak çrregullime mendore te fëmijët që qëndrojnë shpesh në natyrë.

Ndriçimi artificial dobëson fokusin e syrit, ndërsa dita e kthen atë në normalitet, ndaj është e rëndësishme ta mbani fëmijën jashtë çdo ditë.

Qëndrimi jashtë zvogëlon hiperaktivitetin sepse fëmijët janë më të qetë pasi luajnë në park, ndaj i qasen zgjidhjes së detyrave dhe aktiviteteve të tjera me më shumë vëmendje. /Telegrafi/

Exit mobile version