Prandaj, fiksoni mirë 6 rastet kur nuk duhet ta mendoni të mbani dietë. Kështu, mos mbaj dietë nëse…
… pret ciklin
Në këtë periudhë trupi ka nevojë për hekur, vitamina dhe kri¬përa minerale, por këto elementë mund të ndodhen edhe në ato ushqime të cilat janë armike të linjave, siç janë p.sh., ëmbëlsirat, çokollatat, djathërat etj.
… sapo je ndarë nga një lidhje
Në këtë situatë, trupi është i dobët, njësoj si pas një gripi të keq. Prandaj nuk do ishte shumë e mirë për ju dhe organizmin tuaj që, menjëherë pas një krize mërzie apo depresioni, të mbani dietë.
… je ftuar për drekë
Apo po pret ditën e një feste, në këtë rast, mbaje dietën një herë tjetër, në një moment
më të përshtatshëm. Sepse, edhe pa vetëdi¬je bëhen shumë shkelje ‘të vogla’ që rrezikojnë të zbehin rezultatet e arritura.
… koha është e keqe
Kur prishet koha, trupi sekreton më shumë Acht, një harmon që rrit ankthin dhe zvogëlon prodhimin e endorfinave (substanca që të bëjnë të ndihesh mirë).
… duhet të bësh një test ose provim
Kur je shumë e ngarkuar, trupi vë në lëvizje adrenalinën, harmon që nevojitet për të nxjerrë jashtë të gjitha energjitë që kemi, dhe sjell dëshirën për të ngrënë, mbi të gjitha ëmbëlsira.
… po shkon me pushime
Pushimet dhurojnë disa ditë të qeta, prandaj do e keni shumë të lehtë të tundoheni nga ushqimet e ndryshme.
/Telegrafi/