Telegrafi

“Mos ma prek Cristianon tim” – koha kur Ferguson sulmonte me grushte gazetarin për Ronaldon

Sir Alex Ferguson ka pasur mundësinë të trajnojë kampionë të mëdhenj gjatë karrierës së tij të gjatë, veçanërisht te Manchester United, por shumë pak kanë mundur të zënë një vend të paprekshëm në zemrën e një trajneri me sjellje të ashpër si Sir Alex.

Një prej tyre ka qenë Cristiano Ronaldo, siç dëshmohet nga rrëfimi i gazetarit anglez, Geoff Shreeves, kur iu tha qartë: “Mos e prekni Cristianon tim!”.

Shreeves ka qenë në anë të fushës për Sky Sports për vite me radhë dhe ka pasur rastin të takohet shpesh me Ferguson.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja me Ligën Premier dhe Cavanin: Ronaldos i takon numri 7 në fanellë

E duke folur për Times për përvojën e tij, ai kujtoi kur Sir Alex gati e kapi me duar, vetëm se dyshoi se Cristiano Ronaldo simuloi për të marrë një penallti.

“Përplasja më e fortë me Fergie? Absolutisht ajo për hedhjen e Cristiano Ronaldos për të marrë një penallti kundër Middlesbrough. Patëm një grindje të rëndësishme, e cila rrezikoi të dilte jashtë kontrollit në tunel. Ferguson mu afrua të më sulmonte fizikisht, por nuk mundi të më godiste sepse njerëzit e tjerë u penguan”.

Lexo po ashtu Ronaldo mund të detyrohet t'i bartë dy numra të ndryshëm në fanellën e Unitedit

”Gjithsesi, Fergie kishte të drejtë dhe unë gabova, pastaj ne folëm për këtë në një mënyrë të civilizuar, e zgjidhëm çështjen dhe nuk folëm kurrë më për të”.

Është e vështirë të kuptohet nëse Sir Alex ishte kaq i zemëruar sepse një nga lojtarët e tij ishte akuzuar për simulim, apo pse çështja kishte të bënte me Cristiano Ronaldon.

Lexo po ashtu Që kur Ronaldo iu bashku United, ndodhën tre gjëra që tifozët e klubit nuk i kishin imagjinuar

Por, që portugezi, së bashku me Scholes, ishin të preferuarit e vërtetë të skocezit nuk kishte asnjë dyshim. /Telegrafi/