Telegrafi

Mos konsumoni pije energjike për t’u çlodhur

Për të fituar energji dhe për t’u çlodhur, në vend që të pini pije energjike, bëni pushim më të gjatë. Hulumtuesit gjermanë deklaruan, pushimi në kohë organizimi i aktivitetit trupor si sporti gjatë ditës dhe pirja e lëndëve të përshtatshme si lëng frutash ndihmon shumë më tepër se pijet energjike në çlodhjen e njeriut nga punët e përditshme.

Sipas tyre konsumi i pijeve energjike rrit mundësinë e sëmundjeve të tensionit të gjakut dhe çrregullimet e rrahjes së zemrës tek persona me të tilla probleme.
Kërkimet tregojnë se një e pesta e konsumatorëve të pijeve energjike janë me dhimbje koke dhe një e pesta tjetër kanë probleme me të rrahurat e zemrës. /Telegrafi/