Site icon Telegrafi

Mos i rrihni fëmijët bythëve!

Një dënim i tillë fizik i fëmijëve përgjithësisht ua rrit gjasat prindërve që një ditë të kuptojnë se fëmija i tyre, si person i rritur, praktikon seks pa mbrojtje apo luan lojërat sado-mazokiste, pohojnë shkencëtarët.

Shumë adhurues të goditjeve në prapanicë sigurisht nuk do të pajtohen se sjellja e tyre është devijuese apo e rrezikshme, ndërsa nuk është e njëjtë sikur të pëlqeni goditje të lehta apo ndjenjë të dhimbjes së madhe, sikur edhe nëse jeni mazokisht, sadist apo që të dyja. Mirëpo është fakt se ka disa adhurues të lojërave sado-mazo të cilët në fëmijëri nuk janë rrahur bythëve, apo janë rrahur shumë rrallë.

Sidoqoftë, nëse e rrihni në prapanicë, gjasat janë më të mëdha që fëmija juaj një ditë t’i dëshirojë lojërat sado-mazo. Qysh moti dihet se ushtrimi i dhunës fizike nuk është e preferuar, sepse mëson mënyrën e dhunshme të zgjidhjes së problemeve.

Exit mobile version