Telegrafi

Mos i lëvdoni shumë fëmijët

Ekspertët thonë që secilën herë kur ndaj fëmijës suaj silleni sikur të kishte bërë ndonjë mrekulli kur bën diçka të zakonshme, ia zvogëloni mundësitë që të angazhohet më vonë në jetën e tij.

Në fakt, fëmijëve nuk iu pëlqen kur lëvdohen pa ndonjë arsye.

Rezultatet e komplimenteve boshe shkaktojnë dëshirë më të vogël për njohuri dhe mbivlerësim të aftësive të veta te fëmija.

Autorët e librit “NurtureShock”, Ashley dhe Po Bronson, thonë se shpërblimi i fëmijës për punën e bërë duhet të jetë i sinqertë, ndërsa vëmendja e fëmijës duhet të orientohet kah puna, jo kah rezultati. /Telegrafi/