Site icon Telegrafi

Mos i largoni bimët nga zyrat

Ambius është një kompani e cila shet bimë, ndërsa pohimet e veta i bazon në rezultatet e hulumtimeve të kohëpaskohshme.

Kështu, shkencëtarët nga fakulteti teknik i Sydneyt kanë vërtetuar se lulet dhe bimët vendosura nëpër zyra përmirësojnë kualitetin e ajrit duke thithur gazra të cilat i emetojnë produktet plastike.

Një tjetër grup ekspertësh, këtë radhë nga Universiteti Surreyt në Britani të Madhe kanë vërtetuar se niveli i stresit është më i ulët nëpër zyra ku janë të pranishme lulet dhe bimët për dhoma.

Sa më shumë që është e mërzitshme puna, aq më shumë ndihmon prania e bimëve të ndryshme, p.sh. siç është palma.

Për më shumë, ekspertët amerikanë kanë vërtetuar se shtypja e gjakut te punëtorët të cilët kishin punuar në zyrat ku ka bimë, kishte qenë më e ulët se tek ata në vendet e punës së të cilëve nuk kishte bimë.

Po ashtu, reagimi i punëtorëve të cilët kishin punuar në zyrat ku ka bimë kishte qenë 12 herë më i shpejtë në krahasim me punëtorët në vendet e punës së të cilëve nuk kishte bimë.

Exit mobile version