Site icon Telegrafi

“Mos hesht, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë”, në Vushtrri hapet fushata kundër trafikimit me qënie njerëzore

Pamje nga hapja e fushatës “Mos hesht, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë” në Vushtrri

Sot është hapur fushata kundër trafikimit me qënie njerëzore në Vushtrri.

Kjo fushatë është hapur nga Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Arsim, Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Këtë vit, kjo fushatë do të organizohet nën moton “Mos hesht, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë”.

Fillimisht fushata u hap me nxënësit e shkollës SHMU-1 në Vushtrri.

Pamje nga hapja e fushatës “Mos hesht, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë” në Vushtrri

Në hapje morën pjesë drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha, zyrtarja për Barazi Gjinore, Remzije Zekolli, ndërsa për temën ligjëruan zyrtarët policer, Luljeta Halili dhe Shaban Tiku.

Ndërsa në anën tjetër edhe nxënësit e shkollës SHMU-1 u inkuadruan me pyetje dhe komente rreth kësaj teme. /Telegrafi/

Exit mobile version