Telegrafi

Mos gaboni ta shkruani numrin e telefonit në Facebook

Në mënyrë automatike, njerëzit mund t’ju kërkojnë në Facebook, vetëm duke shkruar numrin, edhe në qoftë se profili juaj është i fshehur.

Shumë përdorues nuk janë të vetëdijshëm, dhe shumë janë duke e shpërndarë numrin e tyre në këtë mënyrë, transmeton koha.net.

Inxhinieri softuerik Reza Moaiandin tregon se si mund të gjejë emrat e njerëzve dhe fotot e tyre, thjesht duke përdorur një softuer që gjeneron numra rëndom.

Moaiandin thotë se me këto informata mund të shkoni në bankë dhe të kërkoni të dhëna personale të mijëra konsumatorëve, dhe banka do t’ju tregonte detajet e tyre, e që për këtë sigurisht duhet të jeni të shqetësuar.

Në rast se dëshironi të hiqni numrin tuaj klikoni KËTU.