Site icon Telegrafi

Mos flini gjumë: çka duhet të bëni pas seksit

Përkëdheluni
Përkëdhelja, në të vërtetë, është gjëja më e zakonshme, me të cilën pas seksit do të jetë mënyra më e mirë që partneri të bindet që vërtet e dashuroni.

Bisedoni
Nuk është e thënë që të bisedoni për seksin, madje edhe biseda më shumë se e zakonshme mund të zgjojë tek ju epshin dhe të përmirësojë komunikimin.

Lidhuni
Nëpërmjet bisedës, prekjeve, përkëdheljeve, në atë mënyrë që thjeshtë të qëndroni shtrirë njëri pranë tjetrit dhe mbase t’i pëshpëritni edhe sekretet.

Prekeni njëri-tjetrin
Lehtas prekni dorën apo flokët e partnerit. Kështu mund të zgjoni sërish epshin dhe nuk dihet se deri ku do të përfundoni.

Bisedoni për të ardhmen
Biseda për të ardhmen është shumë e rëndësishme. Mund të bisedoni për pritjet tuaja dhe për ëndrrat, si edhe për atë se çka prisni nga e ardhmja.

Qeshni
Pas seksit, bile edhe kur jeni duke bërë seks, mund të qeshni. Mund të tregoni ndonjë ndodhi të bukur apo të përmendni pikërisht ato gjëra që i keni bërë.

Hani në shtrat
Mënyra më e mirë që ta ripërtërini energjinë është të hani. Prandaj, pas seksit mund të përgatisni një racion dhe ta hani në shtrat bashkë me partnerin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version