Site icon Telegrafi

Mos e teproni me pirjen e ujit

Dr. Spero Tsindos nga Universiteti La Trobe pohon se mbizotëron mendimi që shfaqja e etjes do të thotë që jemi të dehidruar, ndërsa për të shmangur situatën e tillë të rrezikshme, pimë sasi të mëdha të ujit. Kjo rrallë ka efekt më të madh se sa hollimin e urinës. Kur jemi të etur duhemi të pimë ujë, por lëngjet i fitojmë edhe nga ushqimi dhe pijet tjera”, pohon dr. Tsindos.

Profesori australian tha se si njerëzit një pjesë të mirë të nevojave ditore për lëngje i përmbushim me konsumimin e pemëve dhe perimeve, pastaj me çaje, lëngje, kafe dhe lëngje, të tjera.

Dr. Tsindos po ashtu ka kritikuar pohimet që pirja e sasive të mëdha të ujit ndihmon te humbja e kilogramëve, duke theksuar se si ushqimi me përqindje të lartë të lëngjeve është zgjidhje më e mirë gjatë dobësimit. /Telegrafi/

Exit mobile version