Përveç që na shërben si karburant dhe na siguron energji për ta filluar ditën, mëngjesi sjell edhe një varg të mirash tjera për të cilat ndonjëherë nuk jemi të vetëdijshëm. Përmbushja e nevojave për lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale (veçanërisht kalcium), janë disa përparësi.
Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i mëngjesit, ndihmon edhe në ruajtjen e masës trupore, parandalimin e trashësisë, përmirësimin e aftësive mendore dhe luftën kundër stresit të përditshëm.
Andaj, fakti se gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë e shmangin mëngjesin, duhet të jetë një paralajmërim për prindërit dhe edukatorët t’i këshillojnë ata për rëndësinë e një mëngjesi të shëndetshëm.