Telegrafi

Mos e shmangni ushqimin e mёngjesit

Ёshtё e vërtetё se trupi ёshtё i uritur gjatё natës dhe pёr kёtё ai ёshtё i përgatitur, por, ёshtё shumё e dëmshme pёr shëndetin e organizmit kur uria vazhdon tё zgjasë nga njëra darkë deri nё drekën e ditës tjetër.

Studiuesit nga Universiteti Massachusetts kanё zbuluar se kapërcimi i ushqimit tё mëngjesit rrit rrezikun nga obeziteti pёr 4.5 herё.

Ndёrsa, nёse pritni mё shumё se 90 minuta pas zgjimit qё uria tё kalojё, rreziku nga trashësia rritet po thuajse 50%.

Ështё e rёndёsishme po ashtu tё flini mirё para ngrënies sё mëngjesit: Nёse flini mё pak se 4 orё, çrregullohen hormonet tё cilat kontrollojnë apetitin dhe rreziku pёr tё shtuar nё peshё rritet nё rreth 234%.