Site icon Telegrafi

Mos e shëroni depresionin duke blerë gjëra

Ajo që tek terapia e shopingut mund të paraqes problem është fakti se depresioni na shtynë që për një artikull të caktuar të ndajmë shumë më shumë para, sesa në gjendje normale. Madje edhe disa orë mërzie janë të mjaftueshme që të na kthejnë në maniak të pakthyeshëm shopingu.

Shkencëtarët nga universitetet Harward, Carnegie Mellon, Stanford e Pittsburg kanë ndarë të anketuarit në dy grupe. Njërit grup i kanë shfaqur një film dokumentar emocionalisht neutral për një breg koralesh, derisa tjerëve një film për vdekjen mësuesit të cilin e kishte idhull një djalosh.

Më pas e kanë bërë testin me blerjen. Të gjithëve u kanë ofruar gjësende dhe kanë kërkuar nga ata që të ofrojnë shifrën që do të ishin të gatshëm të paguanin për të. Kështu që për një shishe me ujë, të anketuarit të cilët kanë shikuar videon tragjike, kanë qenë të gatshëm të ndajnë 1.05 funte, që është katër herë më shumë se grupi tjetër, i cili ka ofruar vetëm 25 peni.

Kanë zbuluar se personat e mërzitur kanë qenë më të fokusuar në vetvete sepse në esenë të cilën kanë pasur ta shkruajnë, më shpesh i kanë përdorur përemrat ‘unë’ apo ‘i imi’.

Sipas kësaj i bie se mërzia ndikon te njerëzit që të mendojnë më shumë për veten, edhe pse në ato momente, për veten dhe të mirat e tyre materiale, kanë mendim shumë të ulët. Pikërisht për shkak të kësaj ndjenje kanë qenë të gatshëm të paguajnë shumë më shumë vetëm për të qenë të kënaqur me vetvete.

Exit mobile version