Site icon Telegrafi

MOS E LINI TË RRËZOHET ATË PEMË …

Poezi: Hans Christian Andersen
Përktheu: Maksim Rakipaj

Jo, mos e lini të rrëzohet
Gjersa nga pleqëria të shkojë;
Kushedi sa mund t’i kujtohen,
Të gjitha të na i tregojë.
Dikur lulëzonte çdo pranverë
Dhe ndër degë frutat rëndonin.
Atë mos e lini të bjerë
Dhe për ta prerë mos mendoni!

Por ama është dhe e vërteta
Ndokush për t’u kthyer udhëton,
Shtëpinë e kemi te zemra.
Kur kjo pemë e vjetër lulëzon,
Sikur jam në shtëpi na thotë;
Atë mos e lini të bjerë
Dhe mos mendoni për ta prerë!

Exit mobile version