Para 2 ditësh u mbushën plot 4 vjet që legjenda e Formula 1, Michael Schumacher dergjet në shtrat thuajse i vdekur, pas atij aksidenti të tmerrshëm me ski.
Me këtë rast, gazeta sportive franceze “L’Équipe” i ka përkushtuar disa faqe domethënëse 49 vjeçarit për të cilin të gjithë presin lajme të mira, por gjendja e tij nuk është përmirësuar thuajse fare.
Një detaj rrënqethës vjen nga avokatja e familjes së tij, Sabine Kehm.
Gazeta ka cituar një rrëfim unik të saj ku bëhet fjalë për dëshirën e fundit që Schumacher ia ka shprehur para se të ndodhte ngjarja tragjike, pas së cilës ai ka mbetur në koma.
Këto ajo i ka thënë edhe në pranverën e vitit të kaluar, por ricitimi i deklaratës ka fituar shumë vëmendje në mbarë botën.
“Ai më tha se donte të zhdukej. ‘Mos më telefononi për të bërë plane për vitin tjetër. Do të iki’, – ishin disa nga fjalët e tij të fundit para aksidentit”, është shprehur Kehm.
Duket sikur legjenda e ka parandjerë se diçka e keqe do i ndodhte dhe ndaj mund të jetë shprehur ashtu. Fjalët e tij i kanë prekur të gjithë. /360/