Çdo grua duhet të kujdeset për vagjinën e saj, duke shmangur disa gabime thelbësore
Bërja e këtyre veprimeve tek zona juaj intime, është padyshim e dëmshme.
1. Të ulesh në një biçikletë me mbështetësen pa mbështetëse
Mungesa e një mbështetëseje të rehatshme në biçikletë acaron indet nervore rreth zonës tuaj gjenitale dhe ngadalëson qarkullimin e gjakut.
2. Të qëndrosh me rrobat e palestrës edhe pasi ke mbaruar stërvitjen
Edhe pse qëndrimi me tuta mund të jetë i rehatshëm, ka disa risqe që vijnë prej tij. Mikrobet që janë prodhuar gjatë stërvitjes mund të depërtojnë në zonat intime dhe janë një burim infeksionesh, shkruan Women’s Health.
3. Të kryesh marrëdhënie duke përdorur produkte ushqimore
Nëse fantazia juaj konsiston në përdorimin e akullores apo çokollatës së shkrirë në trupin tuaj, atëherë duhet të siguroheni se ato nuk prekin zonat tuaja intime. Nata juaj romantike mund të kthehet në një infeksion të menjëhershëm, pasi në momentin që sheqeri arrin në zonat intime ndodh çrregullimi i nivelit të (pH).
4. Të përdorësh sapunin më shumë seç duhet
Sa më pak të përdoret sapuni, aq më mirë është. Përdorimi i tepërt i tij shkakton acarim të zonave intime dhe djegie. Kjo vlen gjithashtu edhe për përdorimin e tepërt të kripërave minerale.
5. Të eksperimentosh me fruta apo perime
Pavarësisht këshillës së dietologut për të konsumuar ushqime bio, ideja e tij nuk ka qenë përdorimi i tyre për kënaqësi seksuale. Jeni duke e keqinterpretuar atë! Përdorimi i tyre në këtë mënyrë do të shkaktojë reaksion bakteresh. Kështu që mbajini ato për qëllimin e tyre kryesor, të ngrënin… dhe shumë larg zonave intime.
6. Tatuazhet
Pavarësisht arsyes që mund të keni për ta bërë atë, duhet të merrni në konsideratë se në atë zonë ndodhet lëkura më e brishtë se në çdo zonë tjetër. Kjo mund të sjellë kruarje dhe acarim të lëkurës tuaj. Edhe tatuazhet e përkohshme kanë po të njëjtin efekt negativ dhe nuk janë të këshillueshëm, citon Anabel.
7. Lubrifikimi me vaj bebesh
Nëse përdorni vaj bebesh, duhet të dini paraprakisht se lubrifikantët me bazë vaji kanë tendencën të mos lahen dot kollaj. Kjo sjell në grumbullimin e kimikateve të tyre dhe baktereve në zonat tuaja intime. /Telegrafi/