Site icon Telegrafi

Mori hovë prej 15 metrave, dërgoi topin drejt portës me shpejtësi prej 137 km/h: Carlos tregon se si e realizoi golin e ëndrrave kundër Barthezit (Video)

Ai konsiderohet si një ndër golat më të bukur në histori të futbollit.

Ishte 3 qershor 1997 në Lyon. Topi ishte 35 metra larg nga porta e francezit, Fabian Barthez. Roberto Carlos morri hovë prej 15 metrave për të dërguar një top me shpejtësi prej 137 kilometrave në orë. Një gjuajtje spektakulare dhe gol.

Pas njëzet vjetëve ka folur protagonisti i golit, ku braziliani ka shpjeguar këtë moment, i cili madje edhe ligjet e fizikës nuk po mund ta shpjegojnë.

Legjenda 44-vjeçare ka luajtur 125 ndeshje për Brazilian dhe ka shënuar 11 gola

“Mbaj mend se goli ishte si një nga më të rëndësishmit në karrierën time. Njerëzit nuk e besuan, sepse ishte shumë larg, por mori forcën që i dha pjesa e jashtme e këmbës”, tha fillimisht Carlos.

“E kam vënë veten plotësisht përballë murit të krijuar prej Fabian Barthezit. Ai nuk e ka kuptuar se çfarë dëshiroja. Unë u përpoqa të bëja atë të mendonte se topi do të haste në pengesë dhe kur pashë se nuk do të lëvizte atë, kam ndryshuar drejtimin e topit”, tha braziliani.

“Kur e godita, shihja se topi shkonte krejtësisht jashtë, por era, e cila hyri në të djathtë të stadiumit të Lyonit, e ktheu atë në drejtim të golit. Kjo më ndodhi vetëm një herë në jetë dhe i cili kur nuk u përsërit më”.

Ndryshe, takimi mes Francës dhe Brazilit përfundoi me rezultat të barabartë, ku golashënues për francezët ishte Keller. /Telegrafi/

Exit mobile version