Mbrojtësi i Leicester Cityt, Wes Morgan, i cili sot (e diel) shënoi në barazimin 1-1 ndaj Manchester Unitedit ka thënë se titulli ende nuk është i sigurt.
Morgan gjithashtu pranoi se nesër ata do të shikojnë me emocione ndeshjen mes Tottenhamit dhe Chelseat.
“Nuk është i joni deri sa ne nuk e kemi i kemi dy duart mbi trofe”.
“Do të shikojmë me emocione ndeshjen e nesërme të Spurs”, ka thënë Morgan.
Në rast se Tottenhami barazon apo humbet, kampion i Ligës Premier do të jetë edhe zyrtarisht Leicester City. /Telegrafi/