Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales, ka konfirmuar se Luis Enrique është ricaktuar në postin e përzgjedhësit të Spanjës duke larguar kështu Robert Morenon nga posti i kryetrajnerit.
Asistenti mëhershëm i Enriques, Moreno, e mori drejtimin e La Rojas në muajin mas, fillimisht si ushtrues detyre, pasi që vajza e ish-trajnerit të Barcelonës ishte e sëmurë me kancer, ndërsa në muajin gusht ndërroi jetë.
Burime pranë Morenos thonë se ai ndihet “i shfrytëzuar dhe i tradhtuar” nga Luis Enrique dhe Rubiales, pasi ky i fundit e kishte njoftuar atë mëngjesin e të martës për vendimin e federatës, vetëm pak çaste para se ta konfirmonte kthimin e trajnerit të mëparshëm.
Ai kishte mësuar nga burimet e tij brenda RFEF që të hënën se do të shkarkohej, për këtë arsye nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas fitores së Spanjës ndaj Rumanisë që ia siguroi kombëtares së tij një vend në vazon e parë.
Siç raporton AS, Moreno ishte i dëshpëruar në zhveshtore në momentin kur u tha lojtarëve të tij se koha e tij si kryetrajner ka marrë fund. /Telegrafi/