Lojtarët e Hajdukut kanë arritur mbrëmë në Maksimir një nga fitoret më të mëdha të viteve të fundit dhe këtë e festonte trajneri i mysafirëve Gennaro Gattuso.
Futbollisti legjendar italian, tashmë trajner i Hajdukut, është shquar gjithmonë për temperamentin e tij të paimitueshëm, i cili mund të krijonte skena krejtësisht të papritura në një moment emocioni apo zemërimi.
Ndonëse ka shumë për t’u ankuar në karrierën e tij si trajner, e cila nuk është shoqëruar me sukses, Gattuso mbrëmë ka arritur një fitore të madhe duke mposhtur me Hajdukun e tij Dinamon në mes të Zagrebit.
Mysafirët nga Spliti arritën fitoren falë një lufte dhe sakrifice të pabesueshme, por edhe nga gabimet e shumta të vendasve. Megjithatë, heroi i mysafirëve ishte sërish Marko Livaja, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.
Livaja mashtroi portierin vendas me një goditje nga e para në minutën e 70-të për një festë të madhe për Hajdukun. Gattuso ishte veçanërisht emocionues në atë festë, ndaj i emocionuar puthi në gojë Livajan.
Kamerat regjistruan gjithçka dhe ikona e Milanit dhe e kombëtares italiane u bë edhe më viral në Split pas fitores së madhe.
Kujtojmë se me këtë fitore, Hajduku kaloi në vendin e parë në tabelën e ligës kroate, duke kaluar pikërisht Dinamon. /Telegrafi/