Kapaciteti: 44,442
Hapja: 2018
Klima: Mesatarja më e lartë 23 shkallë celsius dhe më e ulëta 12 shkallë celsius me 33 për qind gjasa për rreshje shiu.
Distanca e përafërt me Moskën: 644 kilometra
Lokacioni: Saransku është në veri-lindje të Moskës, kryeqyteti i Republikës së Mordovisë dhe i vendosur në bazenin e Volgas në bashkimin e rrjedhës së lumenjve Saranka dhe Insar.
Me pjesën e jashtme ngjyrë portokalli, të kuqe dhe të bardhë, Mordovia Arena premton që të jetë një prej stadiumeve më shumëngjyrëshe të Botërorit 2018. I vendosur në qendër të Saranskut, në luginën e lumit Insar, themelet e tij u vendosën në vitin 2010 në 1 mijë vjetorin e unifikimit të popullit mordovian me grupet tjera etnike ruse. Shumë shtyerje, shumica e të cilave për mungesë buxheti, bënë që ky stadium të mos përfundohet deri në fund të vitit 2017.
Do të ketë fillimisht kapacitet prej 45 mijë ulësesh për Botëror, që do të zbritet në 28 mijë pas ngjarjes më të madhe të futbollit duke larguar pjesën e epërme të stadiumit e cila do të shfrytëzohet si hapësirë për ecje brenda stadiumit. Më pas në këtë stadium do të zhvillohen ndeshjet e Mordovia Saransk në Premier Ligën e Rusisë, duke zëvëndësuar stadiumin Start Stadium.
Ndeshjet e grupeve: Peru v Danimarkë (e shtunë, 16 qershor, 18:00), Kolumbi v Japoni (e martë, 19 qershor, 14:00), Iran v Portugali (e hënë, 25 qershor, 20:00), Panama v Tunizi (e enjte, 28 qershor, 20:00)
Ndeshjet e eleminimit direkt: Nuk ka.