Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Carlo Ancelotti, do të ishte perfekt për trajner të Italisë.
Giampiero Ventura është larguar nga Kombëtarja e Italisë, pas eliminimit të turpshëm në fazën play-off nga Suedia me rezultat të përgjithshëm.
Gjasat që drejtimin e Italisë të marr Carlo Ancelotti janë rritur dukshëm.
Ish-trajneri i Real Madridit dhe Milanit shihet si i duhuri edhe nga ish-presidenti i Interit, Massiomo Moratti.
“Ancelotti pa asnjë dyshim është perfekt që të jetë trajneri i Kombëtares”.
“Dështimi për tu kualifikuar? Është sigurisht një fakt shumë negativ dhe nuk është vetëm një gjë për futbollin, por është në lidhje me emocionet dhe pasionin e vendit, kjo ishte mënyra se si shkoi”.
“Në fund të ditës është një dramë relative, edhe nëse është e rëndësishme”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/