Alvaro Morata ka thyer heshtjen pasi ai nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë kundër Italisë, duke thënë se Spanja e tij meritonte më shumë në Euro 2020.
28-vjeçari goditi penalltinë e tij në anën e djathtë në ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, por Gigio Donnaruma ia priti atë, duke e çuar yllin e Juventusit në dy penallti të humbura në Euro 2020, pas asaj në grupe kundër Sllovakisë.
Jorginho më pas shënoi një penalltinë vendimtare duke i dërguar Azzurrët në finalen e madhe të Euro 2020, ku do të takohen me fituesin e ndeshjes mes Anglisë dhe Danimarkës.
Morata ndau një mesazh në profilin e tij në Instagram pas ndeshjes, por refuzoi të kërkonte falje pas gabimit të tij nga penalltia.
“Ky grup meritonte më shumë, si gjithë Spanja”.
“Ishte ëndrra juaj dhe ëndrra jonë, unë vetëm mund të them se jam krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi”.
“Faleminderit të gjithë atyre që besuan në ne. Futbolli ndonjëherë mund të jetë i vështirë, forca Spanja”, ka shkruar Morata në Instagram.
Morata ishte kritikuar ashpër gjatë Euro 2020 dhe dikush shkoi shumë larg duke dërguar kërcënime si për sulmuesin ashtu edhe për familjen e tij. /Telegrafi/