Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata, ka preferuar të mos flasë për të ardhmen e tij.
Morata i cili po spekulohet për një rikthim te Real Madridi, është pyetur sërish për të ardhmen e tij, gjë për të cilën nuk ka dashur të flasë.
“Unë kam thënë se nuk ka lojtar që nuk do të luante për Realin, por unë kam parë gjëra në gazeta që unë nuk i kam thënë”.
“Jam i fokusuar në Euro 2016, ajo që ndodhë, le të ndodhë”, potencoi Morata. /Telegrafi/