Site icon Telegrafi

Mourinho: Dështim që PSG nuk e ka fituar më parë Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho thotë se është një “dështim” që Paris Saint-Germain nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve pas aq shumën parave që janë shpenzuar për skuadrën gjatë dekadës së fundit.

PSG arriti në finalen e tyre të parë në garën më të madhe të UEFA-s, duke mposhtur RB Leipzig 3-0 në gjysmëfinale.

PSG do të përballet me pesë-herë fituesit e kësaj gare, Bayern Munich të dielën.

Që nga blerja e klubit nga Qatar Sports Investments në vitin 2011, PSG ka mbizotëruar në futbollin francez, por në Evropë nuk ka pasur rezultate.

Trajneri i Tottenham, i cili fitoi këtë garë me klube si Porto e Inter ka folur për DAZN, duke dhënë një mendim të tij.

“Unë mendoj se është një dështim që ata nuk e kanë fituan trofeun në dy sezonet e fundit, sepse për pesë apo gjashtë vjet investimi ka qenë i çmendur, lista e lojtarëve më të mirë që është atje është e pabesueshme”.

“Për sa sezone Thiago Silva është atje, Marquinhos është atje, dhe pastaj të gjithë lojtarët e mëdhenj, Ibra [Zlatan Ibrahimovic], [Edinson] Cavani, Neymar, [Kylian] Mbappe”.

“Është, natyrisht, ëndrra e tyre e realizuar që të mbërrijnë për herë të parë në një finale të tillë, por ata futbollistë që përmenda duhej ta kishin bërë më parë. Edhe pse mendoj se si ekip nuk kanë asgjë nga bota tjetër, këto lojtarë janë nga një botë tjetër. Në këto momente, ata po lulëzojnë. Kësisoj, do të thosha që Bayerni, pavarësisht se është me të vërtetë i fortë si ekip, me disa lojtarë të veçantë, duhet të bëjë kujdes. PSG mund t’i dëmtojë bavarezët”, ka deklaruar Jose Mourinho. /Telegrafi/

Exit mobile version