Roma ka siguruar vetëm një pikë në udhëtimin te Monza (1-1) në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.
Dy gola u realizuan në pjesën e parë, me nga një për secilën skuadër.
Stephan El Shaarawy e zhbllokoi rezultatin (24’), ndërsa Luca Caldirola bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifrat identike (39’).
Me gjithë përpjekjet, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të realizonte në gjysmën e dytë, ashtu që i ndanë pikët.
Pas këtij barazimi, Roma numëron 58 pikë, dy më pak se Interi që ndodhet në vend të katërt dhe vazhdon garën për top katërshe. /Telegrafi/