Vincenzo Montella foli për Sky Sport si trajner i ri i Sevillas para se të shkonte në Spanjë.
Trajneri italian ka pohuar se ndihet i lumtur pasi që nuk e kishte pritur një sfidë të tillë.
“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re, nuk e kam pritur, jam shumë i lumtur që kam arritur në këtë klub të madh.
“Publiku është i mrekullueshëm dhe e kam përjetuar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës me Fiorentinën” , tha trajneri i ri spanjollëve.
“Në Spanjë ju luani për t’i argëtuar tifozët dhe të merrni rezultate. Do të jetë një sfidë interesante, jam kureshtar për këtë përvojë, isha një ndër ëndrrat e mia dhe erdhi më shpejt se sa e prisja”, shtoi italiani.
Montella ka zëvendësuar të larguarin Eduardo Berizzo, i cili u largua pak ditë pasi u rikthyen nga një operim nga kanceri.
Italiani në të kaluarën ka trajnuar edhe skuadra tjera si Catania, Fiorentina, Sampdoria dhe në fund Milanin. /Telegrafi/