Telegrafi

Montella: Ndeshje e veçantë ndaj Unitedit, do të japim gjithçka për të arritur në çerekfinale

Vincenzo Montella ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) të Ligës së Kampionëve, të cilën Sevilla e luan në Old Trafford te Manchester Unitedi.  

Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave përfundoi pa gola, por vendasit e Sevillës ishin më të mirë dhe trajneri i tyre, Montella, pret që lojtarët e tij të japin gjithçka për të arritur kualifikimin.

“Ne e dimë se ky është një vend i vështirë dhe ata janë një ekip me shumë ndikim”, ka thënë fillimisht Montella në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola

“Ne e dimë se duhet të japim gjithçka dhe shpresojmë që momentet kyçe të shkojnë në rrugën tonë”.

Banega dhe Pogba gjatë një dueli në ndeshjen e parë (Getty Images)

“Ne duhet të luajmë situatat. Do të ketë momente që duhet të mbrojmë, dhe momente ku duhet të sulmojmë”.

“Do të ketë edhe momente për të ngadalësuar lojën dhe momente për ta përshpejtuar atë”.

Lexo po ashtu Mourinho: Ndeshje e vështirë ndaj Sevillës, do të tentojmë të kualifikohemi 

“Është një ndeshje e veçantë për Sevillan. Do të ishte arritje e madhe për ne që të arrijmë çerekfinalen”.

“Sevilla vetëm një herë ka luajtur në çerekfinale”, përfundoi trajneri italian i Sevillës. /Telegrafi/