Vincenzo Montella mesa duket nuk do të qëndrojë shumë kohë pa punë, pasi tashmë një ofertë është në tavolinën e tij.
Ish-trajneri i Milanit i cili u shkarkua nga stoli i kuqezinjve rreth një muaj më parë pëlqehet shumë nga drejtuesit e Sevillas.
Këta të fundit kanë filluar kontaktet me italianin në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e klubit andaluzian.
Sevilla ditë më parë shkarkoi nga puna argjentinasin Eduardo Berrizon shkaku i rezultateve të dobëta.
Në anën tjetër për stolin e Sevilla është në garë edhe Luis Enrique.
Klubi ka paralajmëruar se trajneri i ri do të zgjidhet para ndeshjeve të janarit.
Sevilla vitet e shkuara ka pasur shumë suksese, sidomos në Ligën e Evropës. /Telegrafi/