Telegrafi

Montella arrin akord me Sevillan, së shpejti edhe zyrtarizimi  

Montella e ka mbështetjen e drejtorit Fassone (SBS)

Ish-trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë një-vjeçare e gjysmë për t’u bërë trajner i ri i Sevillas.

Sipas faqes së internetit të gazetarit Gianluca Di Marzio, gjithçka që mbetet është që Sevilla të bëjë zyrtarizimin e Montellas.

Ky zyrtarizim pritet të vijë me përfundimin e punës së tij nga Milani, klub me të cilin ende ka kontratë valide edhe pas shkarkimit.

Lexo po ashtu Montella te Sevilla, çështje orësh

Kjo pritet të arrijë para përfundimit të mbrëmjes së të enjtes kur trajneri të  përgatitet të bashkohet me klubin spanjoll.

Montella u shkarkua nga posti i Milanit shkaku i rezultateve të dobëta (Getty Images)

Trajneri italian pritet të takohet me ish-lojtarët e tij te Sampdoria, Luis Muriel dhe Joaquin Correa.

43-vjeçari gjithashtu do të asistohet nga shoku italian Enzo Maresca, i cili më parë luajti për Sevillen, ku ka fituar dy kupa të UEFA-s me ta në vitin 2006.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sevilla shkarkon Berizzon

Montella në Sevilla do ta zëvendësoj të larguarin Eduardo Berizzo, i cili u larguar  pak ditë pasi u rikthyen nga një operim nga kanceri.

Italiani në të kaluarën ka trajnuar edhe skuadra tjera si Catania, Fiorentina, Sampdoria dhe në fund Milanin. /Telegrafi/