Ish-trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë një-vjeçare e gjysmë për t’u bërë trajner i ri i Sevillas.
Sipas faqes së internetit të gazetarit Gianluca Di Marzio, gjithçka që mbetet është që Sevilla të bëjë zyrtarizimin e Montellas.
Ky zyrtarizim pritet të vijë me përfundimin e punës së tij nga Milani, klub me të cilin ende ka kontratë valide edhe pas shkarkimit.
Kjo pritet të arrijë para përfundimit të mbrëmjes së të enjtes kur trajneri të përgatitet të bashkohet me klubin spanjoll.

Trajneri italian pritet të takohet me ish-lojtarët e tij te Sampdoria, Luis Muriel dhe Joaquin Correa.
43-vjeçari gjithashtu do të asistohet nga shoku italian Enzo Maresca, i cili më parë luajti për Sevillen, ku ka fituar dy kupa të UEFA-s me ta në vitin 2006.
Montella në Sevilla do ta zëvendësoj të larguarin Eduardo Berizzo, i cili u larguar pak ditë pasi u rikthyen nga një operim nga kanceri.
Italiani në të kaluarën ka trajnuar edhe skuadra tjera si Catania, Fiorentina, Sampdoria dhe në fund Milanin. /Telegrafi/