Sevilla pësoi një tjetër humbje në kampionat, ndërsa rezultati 5-1 ndaj Eibarit e bëri edhe më dramatike këtë disfatë.
Ndonëse është shumë pranë finales së Kupës së Mbretit, Sevilla e Vincenzo Montellës po vuan të gjejë ritmin e duhur në kampionat.
Pas sfidës së sotme, tekniku italian ka mbetur shumë i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës dhe ka kërkuar ndjesë ndaj tifozërisë.
“Është shumë e rëndë, është e papranueshme të luajmë kështu. Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve dhe t’u bëj ftesë që të na mbështesin të mërkurën, për të synuar finalen e Kupës së Mbretit”.
“Sot nuk luajtëm aspak si skuadër dhe shkaktuam shumë gabime individuale”, tha Montella.
Pas kësaj humbje Sevilla renditet në vendin e gjashtë me 33 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Montellas është ndaj Gironas. /SS/