Monedhat e çokollatës të mbështjella me fletë metalike fluturuan në fushë në Bundesligë të premten në ndeshjen mes Borussia Moenchengladbach dhe Werder Bremenit.
Me këtë tifozët e bënë të qartë pakënaqësinë e tyre për një marrëveshje investimi duke detyruar që ndeshja të ndalej shkurtimisht.
Grupet e tifozëve në të gjithë Gjermaninë janë zotuar të protestojnë kundër planit të ligës për të shitur një pjesë të të ardhurave të ardhshme të transmetimit një investitor të jashtëm.
Grupet kanë rënë dakord për një protestë të heshtur pa këngë dhe brohoritje për 12 minutat e para të çdo ndeshje këtë fundjavë.
Kur mbaruan 12 minutat, tifozët e M’Gladbach shkuan një hap më tej duke hedhur në fushë monedhat e çokollatës në fletë ari – një dhuratë e zakonshme feste për fëmijët. Pati një ndalesë prej 5 minutash, ndërsa stafi i stadiumit, i bashkuar nga gjyqtari Felix Zwayer, larguan monedhat.
🇩🇪 𝐄́ 𝐒𝐎́ 𝐎 𝐂𝐎𝐌𝐄𝐂̧𝐎.
A partida entre Borussia Mönchengladbach e Werder Bremen foi interrompida por alguns minutos por conta de protestos contra a DFB. Moedas falsas foram atiradas no gramados contra a entrada de novos investidores internacionais na Bundesliga. 🪙
ℹ️… pic.twitter.com/mzWM0FHplR
— Fussball Brasil (@FussballBR) December 15, 2023
Protesta ka pasur edhe në kategorinë e dytë. Ndeshja ndaj Paderborn dhe Hansa Rostock u ndërpre për një kohë të shkurtër, sepse tifozët e Rostock ndoqën 12 minutat e heshtjes me një gjuajtje të një flakadani. /Telegrafi/