Para disa ditësh Monchi ka njoftuar largimin nga pozita e drejtorit sportiv të Sevillas.
Për spanjollin duket se është shumë afër Roma, por palët janë duke diskutuar ende.
“Roma është ekipi më i afërt rreth angazhimit tim, por unë nuk mund të them se është arritur marrëveshja”, ka thënë Monchi.
Për ata ka shfaqur interesim edhe Paris Saint Germaini.
Monchi njihet për lojtarët që i nënshkruan me pak para dhe pastaj i shet shumëfish më shumë. /Telegrafi/