Site icon Telegrafi

Monchi refuzoi postin e drejtorit sportiv të Unitedit

Ramon Rodriguez "Monchi" (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Manchester United iu drejtua shefit të Romës Monchi për t’u bërë drejtori i tyre i ri sportiv, por ai njoftohet se i hodhi poshtë ofertën e anglezëve.

Monchi u bë drejtor i ri i klubit italian para një viti pas shkëlqimit në detyrën e tij te skuadra spanjolle, Sevilla.

Edhe te Roma filloi me punën e tij të njëjtë duke mbledhur lojtarë të rinj e të talentuar që vlejnë shumë dhe kjo ka bërë shumë klube të vihen pas tij.

Lexo po ashtu Katër klube të mëdha evropiane e duan Monchin

Një nga to padyshim se është klubi anglez, Manchester United, që e do Monchin në poste drejtuese.

Ramon Rodriguez Verdejo i njohur si Monchi (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumeve Daily Mail dhe Daily Express, klubi i Ligës Premier po kërkon një figurë për të ndihmuar Jose Mourinhon që të përballojë streset e tregut të transferimeve dhe të merret me lojtarët.

Favorit për këtë rol rolin tani është Paul Mitchell, aktualisht në RB Leipzig me përvojat e kaluara në Tottenham, Southampton dhe MK Dons.

Lexo po ashtu Ky është ‘magjistari’ i Sevillas dhe disa nga supertransferimet e tij (Foto)

Megjithatë, zgjedhja e parë ishte Monchi, i cili hodhi poshtë Manchester Unitedin pasi ai vetëm kohëve të fundit iu përkushtua Romës.

Ish-portieri Monchi ishte drejtor i sportit në Sevilla nga viti 2000 deri më 2017, ndërsa tani dëshiron ta shijojë aventurën e re në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version