Telegrafi

Monchi: Futbolli mund të kolapsoj me transferimet si të Neymarit

Neymar ka paguar klauzolën e largimit prej 222 milionë euro dhe më pas është prezantuar te Paris Saint-Germain.

Kjo ka bërë që të shqetësohet edhe drejtorin sportiv të skuadrës së Romës, Monchi.

Ai njihet për zbulimin e talenteve që më pas kushtojnë miliona euro, por paksa e ka frikësuar transferi i fundit në botën e futbollit.

“Nuk dua të mendoj se po ndërtojmë një flluskë që do të shpërthejë në një pikë, sikurse hipotekat e pasurive të patundshme që kishin shtyrë vite më parë të kolapsoj ekonomia botërore”, tha spanjolli.

“Unë nuk blejë lojtarë të shtrenjtë, por i frikësohem transfereve të fundit si e Neymarit”, tha ndër të tjerash Monchi. /Telegrafi/