Borussia Monchengladbach befasoi Bayern Munichun me rezultat 2-1 në Bundesliga.
Vendasit fituan me dy gjuajtjet e vetme që kishin në portën kundërshtare, ndërsa mysafirët ishin dukshëm më të mirë.
Ishin vendasit që rrezikuan fillimisht në minutën e 13-të me anë të Rafael, ndërsa pas dy minutash bavarezët rrezikuan me anë Corentin Tolisso.
Në minutën e 39-të erdhi goli i epërsisë për Monchengladbach, ku Thorgan Hazard shënoi nga pika e bardhë.
Një rast të mirë për të barazuar rezultatin kishte Robert Lewandowski në minutën e 43-të, ndërsa pas një minute shënoi Matthias Ginter për 2-0.
Në pjesën e dytë Bayerni rrezikoi me anë të Mats Hummels (62’), Kingsley Coman (67’), ndërsa goli erdhi nga Arturo Vidal në minutën e 74.
Lewandowski provoi edhe një herë në minutën e 85-të, por Yann Sommer bëri një tjetër pritje të bukur.
Pas kësaj humbje Bayerni vazhdon në vendin e parë me 29 pikë, kurse Monchengladbach ngjitet në pozitën e katër me pesë pikë më pak.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Alianz Arena është ndaj Hannoverit, kurse Borussia është mysafire e Wolfsburgut.
Vlen të theksohet se humbja e vetme sezonale e Bayernit deri para kësaj ndeshje ishte ajo ndaj Hoffenheimit. /Telegrafi/
@HazardThorgan8 obtient un penalty et se fait justice lui-même pour ouvrir le score face au @FCBayern ! pic.twitter.com/NIIwQgnsxV
— VOOsport (@VOOsport) November 25, 2017
https://www.youtube.com/watch?v=vBGnXvAab1E&feature=youtu.be