Bayern Munich do të jetë mysafir i Borussia Monchengladbach në kuadër të xhiros së 24 në Bundesliga.
Favorit është skuadra bavareze pasi po kalojnë në një formë të mirë, ndërsa Gladbach në tri ndeshjet e fundit kanë dy humbje dhe një barazim, por të motivuar nga publiku vendas mund të befasojnë.
Në të dy skuadrat ka mungesa, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Monchengladbach: Sommer; Lang, Elvedi, Ginter, Wendt; Kramer, Neuhaus; Hofmann, Stindl, Hazard; Plea.
Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Sule, Boateng, Rafinha; Martinez, Thiago; Muller, James, Gnabry; Lewandowski.
Aktualisht skuadra e trajnerit Niko Kovac renditet në vendin e dytë me 51 pikë, një tri pikë më pak se Borussia Dortmund.
Në anën tjetër Gladbach është në pozitën e katër me 43 pikë. /Telegrafi/
⚽ @FranckRibery mit Technik
⚽ @lewy_official mit Gefühl
⚽ Giovane #Elber mit FinesseWelches ist euer Toptor gegen Gladbach❓ #BMGFCB #FCBayern pic.twitter.com/6UhGOtqawy
— FC Bayern München (@FCBayern) March 2, 2019