Manchester City ka mbyllur pjesën e parë ndaj Borussia Monchengladbach me epërsi minimale 1-0.
Qytetarët kanë arritur ta mbyllin me epërsi pjesën e parë të ndeshjes ndaj Gladbach në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 29-të dhe ishte Bernardo Silva, i cili shënoi me kokë për 0-1.
https://twitter.com/POLONIUM_TV/status/1364674079631044610
City ishte më i mirë edhe në menaxhimin e lojës, pasi posedoi topin në 61 për qind të kohës, për dallim nga 39 për qind të Gladbach.
Ekipi i Pep Guardiolas pati gjithashtu edhe goditje në portë dhe drejt portës më shumë se gjermanët, ndërsa kartonë nuk pati.
Statistikat e pjesës së parë:
/Telegrafi/