Mbrëmja e kaluar do të kujtohet përgjithmonë në Ligën e Kampionëve! Data 22 nëntor 2016 do të mbetet e gdhendur me shkronja të arta në historinë e ligës elitare evropiane për klube.
E gjithë kjo pasi është thyer një rekord i arritur 13 vjet më parë më datën 5 nëntor.
Congrats @BVB ! #History #UCL ? pic.twitter.com/5hPu4QG3Ra
— AS MONACO ?? (@AS_Monaco) November 22, 2016
Atëkohë ishin shënuar 11 gola në ndeshjen mes Deportivo La Corunas dhe Monacos, ku kjo e fundit kishte triumfuar me rezultat të thellë 8-3, transmeton Telegrafi.
E pikërisht skuadra franceze e Monacos ka uruar Borussia Dortmundin për thyerjen e rekordit pasi që ndeshjen e mbrëmshme ka realizuar tetë gola dhe ka pranuar katër sosh prej Legia Varshavës.
Në anën tjetër edhe skuadra polake e Legias ka thyer një rekord pasi që është e vetmja ekip në Ligën e Kampionëve që ka realizuar katër gola si mysafirë dhe ka pësuar humbje. /Telegrafi/
1️⃣1️⃣ v 1️⃣2️⃣
5 November 2003: Monaco 8-3 Deportivo
22 November 2016: Dortmund 8-4 Legia #UCL pic.twitter.com/4hiI8Pez6A— Champions League (@ChampionsLeague) November 22, 2016