Monaco ka fituar ndaj Saint Etienne me rezultat 2-0 dhe kështu është shpallur kampion në Ligue 1.
Pasi kjo ndeshje ishte e rëndësishme, vendasit ishin dukshëm më të mirë.
Golin e parë në takim e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 19-të pas asistimit nga Falcao.
Me këtë francezi bëhet lojtari më i ri në shekullin XXI që shënon 15 gola në një sezon të vetëm në top pesë ligat evropiane.
Në minutat shtesë të takimit shënoi edhe Valere Germain.
Hera e fundit që Monaco kishte fituar titullin në Ligue 1 ishte në sezonin 1999/2000 , 17 vite më parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/stuffmonaco/status/864925905495437312