Telegrafi

Monaco – PSG, formacionet zyrtare të super ndeshjes në Ligue 1

Monaco dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtarë për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1.

Klubi kryeqytetas është mysafir i ekipit nga Monte Carlo në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Stade Louis II me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen nga një fitore e madhe ndaj Bordeaux dhe synon fitoren e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë matematikisht titullit.

Në anën tjetër, vendasit nuk janë në formë të mirë këtë sezon dhe sidomos në ndeshjet e fundit, kështu që do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Lionel Messi mungon shkaki i një lëndimi.

Monaco: Nubel; Aguilar, Disasi, Badiashile, Henrique; Tchouameni, Fofana; Martins, Golovin, Lucas; Ben Yedder;

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Danilo, Paredes, Verratti; Wijnladum, Mbappe, Neymar;  

/Telegrafi/