Telegrafi

Monaco në pozitë të mirë për të shkuar në gjysmëfinale (Video)

Monaco e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit (3-2) që u zhvillua në Westfalenstadion.

Në minutën e 17-të, u akordua penalti në favor të ekipit mysafir, mirëpo Fabinho dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Megjithatë, vetëm dy minuta më pas, skuadra franceze kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappe Lottin (19’). Vizitorët shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë pasi realizoi edhe Sven Bender (35’).

Dy gola nga Kylian Mbappe Lottin (Monaco)

Vendasit u angazhuan në gjysmën e dytë dhe arriti te goli me anë të Ousmane Dembele (57’). Mirëpo, Kylian Mbappe Lottin shënoi edhe golin e dytë personal që ishte i bukur (79’).

Përpjekjet e vendasve u shpaguan me golin e Shinji Kagawas (84’), mirëpo deri në fund ata nuk shënuan gol tjetër.

Ky rezultat e favorizon Monacon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, megjithëse Borussia Dortmundi do të japë maksimumin edhe në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/