Kylian Mbappe do të bëhet zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain, pasi është në huazim nga Monaco, ndërsa klauzola e tij e çuditshme është përmbushu me sukses.
PSG është e obliguar që ta blejë për 180 milionë euro sulmuesin francez, duke u bërë blera e dytë më e madhe në histori të futbollit.
Por klauzola e tij ka çuditur jo pak mediat e huaja, pasi PSG do të ishte e detyruar që ta blejë Mbappen nëse e siguron mbijetesën në Superligë.
E kjo ka ndodhur pikërisht këtë fundjavë kur fituan 5-ndaj Strasbourg.
Sulmuesi 19 vjeçar ka luajtur në huazim këtë sezon, pasi klubi parisien nuk mundën të paguajnë dy super blerje për brenda një afati kalimtar.
Fitorja e mban 12 pikë larg prej klubeve tjera, me 68 pikë.
Mbappe do të nënshkruajë kontratë për katër vite që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2022.
Sulmuesi ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 14 asistime.
Ai do të bëhet blera e dytë më e madhe në histori, pas Neymar që erdhi nga Barcelona për 222 milionë euro. /Telegrafi/