Telegrafi

Monaco izolon Mbappen në alpet zvicerane (Foto)

Monaco është duke bërë të pamundur për të mbajtur në skuadër superyllin e ri, Kylian Mbappe.

PSG dhe Real Madridi kanë shfaqur interesim serioz për lojtarin, i cili përkundër faktit se ka të ardhmen të pa sqaruar, është grumbulluar me skuadrën.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Trajneri Jardim ka urdhëruar që skuadra të qëndrojë larg medieve dhe u ka ndaluar lojtarëve të japin ndonjë deklarataë.

Kylian Mbappe në Zvicër!

Ky vendim sipas Marca është marrë për të izoluar sa më shumë Mbappen nga mediat.

Klubi po qëndron në resorin Bains de Saillon dhe mediat nuk kanë qasje e as kontakt me 25 lojtarët. /Telegrafi/