Site icon Telegrafi

Momenti tronditës kur tifozët australianë pështyjnë ata të Francës dhe vjedhin flamurin e tyre në një përleshje të egër

Një organizim publik për ndeshjen e Kampionatit Botëror është shndërruar në dhunë në Melburn pasi mbështetësit e Australisë u kthyen kundër një grupi të vogël tifozësh francezë që festonin fitoren e tyre – duke gjuajtur grushte, duke pështyrë dhe hedhur shishe dhe kanaçe.

Mijëra njerëz mbushën sheshin të mërkurën në mëngjes për ndeshjen hapëse të Socceroos kundër kampionëve në fuqi, Francës në Katar.

Fillimisht pati skena gëzimi teksa Socceroos shënuan të parët në pjesën e parë përmes Craig Goodwin – përpara se Franca të kthente epërsinë në pjesën e parë dhe ta thellonte atë në 4-1 deri në fund të lojës.

Tensionet u përshkallëzuan menjëherë pasi ndeshja përfundoi, pasi pamjet tronditëse dhe fotot dolën nga përleshja e egër, aty ku u hodhën kanaçe dhe shishe uji.

Disa përleshje shpërthyen gjithashtu në turmë mes raportimeve se një flamur francez u rrëmbye dhe u përdhos nga tifozët australianë.

“Policia nuk ka marrë ende ndonjë ankesë, por do të hetojë çdo raportim që iu është bërë në lidhje me ngjarjen”, ka deklaruar një zëdhënëse e Policisë Victoria për Daily Mail Australia.

Tifozët do të kthehen sërish në shesh të shtunën mbrëma për përballjen kundër Tunizisë dhe përsëri të enjten e ardhshme për ndeshjen e fundit të grupit kundër Danimarkës. /Telegrafi/

Exit mobile version